Çka domethanë me qenë Nanë?

Me qenë nanë, është mrekullia më e madhe e Gjithësisë.

Domethanë me pru jetë. Domethanë me qenë ndërmjetësues mes Krijuesit dhe jetës së re. Me qenë nanë domethanë me e përjetu lidhjen ma të fortë, ma të magjishme që mundet me ekzistu mes dy njerëzve – me i dhanë jetë nji trupi prej trupit tand, me i dhanë dashuri nji zemre prej zemrës tande e me i dhanë ëndrra nji shpirti prej shpirtit tand.

Me qenë nanë, është mrekullia më e madhe e Gjithësisë.
Domethanë me u kujdesë ashtu qysh nuk kujdeset askush për asnji gja tjetër. Domethanë me e mendu çdo nevojë, secilën dëshirë, të gjitha mundësitë. Me u kujdes për trupin, për mendjen, për zemrën e nji njeriu. Domethanë me u përpjek prej grimcave me e bë ma t’shijshmen kafshatë, me u përpjek me i kullu e filtru fjalët e punët e botës, për me ia servu nji mendjeje t’vogël ma t’pastrat ide, për me e rritë nji zemër të vogël e të njomë, në nji botë të madhe e të ashpër.

Me qenë nanë, domethanë me ditë.
Me nxjerrë kuptim edhe prej disa rrokjeve e tingujve të përziem. Domethanë me dijtë qysh merr frymë, qysh ëndërron. Me i njoftë lëvizjet ma të imëta të syrit. Me e dijtë çka bjen buzëqeshje, çka i nxjerr lotët. Domethanë me e dijtë urinë, etjen, të ftohtin e vapën. Me i ditë krejt frikërat, të gjitha dashuritë.

Me qenë nanë falje sa qielli, mëshirë sa oqeanet, domethanë lotë sa shiu e ngrohtësi sa dielli.

Me qenë nanë domethanë me pas copa të zemrës që ecin nëpër botë, jashtë teje. Dhe me to, me e pas të shpërndame edhe mendjen. Gjithkund ku ata janë. Çdo herë. Nanë është përgjithmonë.