Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

9:00
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “HANDIKOS” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00
Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet në mënyrë virtuale përmes aplikacionit ZOOM)

10:00
Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutimin virtual me temën “Rekrutimet (jo)meritore në institucionet publike: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm”?. ( https://zoom.us/j/93876352348 )

10:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban Tryezë diskutimi “REFORMA ZGJEDHORE NË KOSOVË: Sa është prioritet në programet e partive politike?” (Platforma Online Zoom)

11:00-13:30
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj viziton komunën e Deçanit:
Agjenda:
Ora-11:00- Promovimi i librit “Deçani nëpër shekuj” autori Faton Mehmeti, salla e Kuvendit Komunal Deçan;
Ora- 12:00- Takim me kategoritë e dala ng lufta e UÇK-së, zyra e OVL në Deçan;
Ora-13:30- Vizitë “Qendrës Rinore” dhe ndërrmarjes “Higjiena”, Podi i Gështenjave.

12:00
Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet. (Sheshi “Skënderbeu”)

13:00
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës)

15:00
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg)