Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë mbajnë grevë. (ANP ora 8.00-9.00)

Bëhet hapja solemne e kampit ndërkombëtar “WiSci Girls STEAM Camp” ku marrin pjesë 100 vajza nga Kosova, ShBA, Shqipëria, Serbia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, të cilat do të bashkohen me liderë të teknologjisë për të mësuar shkencë, teknologji, art, dizajn dhe lidership. (Teatri AAB “Faruk Begolli”, ora 9:00)

Shoqata e kioskave të Prishtinës proteston para komunës së Prishtinës. ( Ora 9:30)

Kryesia e Odës së Mjekëve të Kosovës do të nënshkruajë sigurimet e përgjegjësisë profesionale me Kompaninë e Sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria. (Zyrat e selisë së OMK-së, Instituti A kati III QKUK Prishtinë, ora 10:00)

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përuron stadiumin ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Korishë e Prizrenit, ora 11.00)

Shoqata “Miqtë e Amerikës” kremton ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarëve ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton. (Zyrat e shoqatës, afër Agjencisë së Statistikave të Kosovës përballë Kuvendit të Kosovës, ora 11.00)

Bëhet hapja solemne e punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 11:00)

Shfaqet për media filmi “Shpia e Agës” nga Lendita Zeqiraj. (CINEPLEXX Albi Mall, ora 13:00. Diskutimi rreth filmit mbahet pas shfaqjes së filmit)

loading…