Çka do të ndodh nëse nxënësit dalin me koronavirus në Kosovë?

Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ka dhënë detaje se si do të veprojnë në rast se në shkollë, paraqiten rastet me Covid-19, qoftë te nxënësit apo edhe te mësimdhënësit.

Rexhaj theksoi se mësimdhënësit mbi 60 vjeç duhet të gjejnë forma për t’i përkrahur.

Ai në Tv Dukagjini, tha se ekziston protokoli prej një skenari në tjetrin.

“Skenari dihet, është A mësimi mbahet në shkollë, B; mësimi i kombinuar dy ditë në shkollë, tri ditë në shtëpi, C;, është në rast të përkeqësimit të gjendjes mbahet mësimi online. Infektohet një fëmijë në klasë, izolohet fëmija, thirren prindërit, klasa dhe mësuesi shkon në shtëpi dy javë dhe mësojnë online në kushte izolimi. Shkolla që nëse tri ditë i ka nga pesë raste, task forca komunale mblidhet dhe vendosin të mbyllet krejt shkolla dhe me kaluar online, pastaj pas dy jave vendos task forca me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik. Në rast se një komunë kemi dy, tri ditë radhazi më shumë se 10 raste të të infektuarve në shkollë, atëherë mbyllet e gjithë komuna, duke kaluar online”, tha ai.