Vjosa Osmani

Çka do të bisedohet në takimin e Osmanit me Milanoviqin?

Presidentja Vjosa Osmani tashmë ka arritur në shtetin e Kroacisë për një vizitë dy ditore.

Presidenca e Kroacisë ka bërë të ditur se Osmani do të takohet me homologun kroat, Zoran Milanoviq, me të cilin do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe.

“Situatën politike dhe të sigurisë në Evropën Juglindore, ngjarjet aktuale në veri të Kosovës dhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore”, thuhet në njoftim.