Bërnicë

Çka bisedoi Naim Murseli me pronarin e marketit afër vendit të krimit?

Vrasja e Liridona Ademajt, rast për të cilin njëri prej të dyshuarve është bashkëshorti Naim Murseli, vazhdon të mbetet enigmatik.

Ndonëse organet e drejtësisë po punojnë për ta gjetur autorin dhe kuptuar motivet, shumë verzione deri më tani, gjithsesi të pakonfirmuara, kanë dalë në publik.

Por çka ndodhi ditën e krimit?

Murseli së bashku me familjen e tij ishin ndalur për të blerë gjësende në një market rrugës për në shtëpinë e tyre në lagjen luksoze në Bërnicë.

Me të ndodhur vrasja, Murseli ishte kthyer në market dhe kishte kërkuar ndihmë nga pronari i saj.

Lajmi.net mëson se çka biseduan mes tyre Murseli dhe pronari i marketit. Pronari i këtij lokali ka teguar se Naimi është shprehur tepër i shqetësuar prej asaj që ka ndodhur duke i thënë se i duhet ndihmë dhe bashkw më  të shkojën tek gruaj e tij, që sipas Naimit kanë qenë viktim e grabitjës së armatosur.

Pronari i dyqanit nuk ka pranu të përfshihet  në këtë ngjarje dhe se pronari është shprehur se duhet të thërrasim policin edhe këtë Naimi e ka kërkuar që ai ta thërras policin, pasi që sipas Naimit telefoni i tij është grabitur nga grabitësit.

Sipas deklaratave që ka thënë pronari Naimi ka qenë tëpër bindës dhe e ka bindur atë që se çfarë është duke ndodhur 10 metra më poshtë.

Sipas deklaratave të pronarit, Naimi ka qëndruar aty deri a ka përfunduar rasti.