City zyrtarizon Grealishin me një çmim rekord në Premier Ligë

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e Jack Grealish nga Aston Villa, duke vendosur rekord të ri në futbollin britanik.

Grealish ka kaluar te City për 117 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë ndonjëherë në Premier Ligë. Ai nënshkroi kontratë gjashtë-vjeçare. 

25-vjeçari ishte pjesë e Anglisë në Euro 2020, ndërsa pati një sezon të shkëlqyer me Aston Villën.

Në 213 ndeshje për tetë sezone me Aston Villën, ai realizoi 32 gola dhe dha 43 asiste.