Manchester City

City fiton grupin, Lyoni është skuadra e 16 që kalon në fazën e 1/8-es së finales

Manchester City e ka mposhtur me rezultat 2-1 Hoffenhaim, të cilët i japin fund aventurës së tyre te garave në Europë derisa Lyon është skuadra tjetër që kualikuar si e dyta në grup pasi barazoi me Shakhtarin në Ukrainë sonte.

Manchester City e ka mposhtur Hoffenhaim me rezultat 2-1, në një ndeshje tepër interesante në Etihad Stadium sonte.

Pjesa e parë ishte tepër interesante pasi që ishin gjermanët që kaluan të parët në epërsi pasi që penalltinë në gol e shndërroi Kramaric në minutën e 16-të.

City barazoi rezultatin me një gol të bukur të Leroy Sane nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë prapë ishte Sane që shënoi golin e fitores në minutën e 61’të. Me këtë gol City fiton grupin F.

Lyon në anën tjetër ka barazuar në Shakhtar duke kaluar kështu në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve si e dyta në këtë grup.