Deputetja britanike

Çitaku takohet me deputeten britanike: Kosova është e bekuar që mund të llogarisë në miq si Alicia

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është takuar me Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Çitaku ka thënë se më të ka pasur një takim të ngrohtë dhe miqësor.

“E Diela ska se si të fillonte më mirë. Takim i ngrohtë dhe miqësor me Alicia Kearns, Kryetare e Komosionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.” – ka shkruar fillimisht ajo.

Tutje, Çitaku ka thënë s eKosova është e bekuar që mund të llogarisë në miq si deputetja britanike.

“Kosova është e bekuar që në rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike mund të llogarisë në miq si Alicia.” – përfundon shkrimi i saj.