Reagim

Çitaku rreth komenteve ndaj Escobarit: Mjerim politik

Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar.

Ajo thotë se kur propaganda prekë eksponentë të qeverisë, atëherë ky është mjerim politik.

“Unë mund ta kuptoj që jo secili prej nesh e kupton mënyrën e funksionimit të State Department. Mirëpo, kur histeria dhe propaganda prekë eksponentët e qeverisë Kurti, të cilët mendojnë se kanë fuqi t’i diktojnë politikat kadrovike në SHBA, atëhere kemi të bëjmë me delir të madhështisë, e mjerim politik”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Po i lexoj disa reagime për largimin e Escobar.

Sinqerisht, për keqardhje.

Unë mund ta kuptoj që jo secili prej nesh e kupton mënyrën e funksionimit të State Department. Mirëpo, kur histeria dhe propaganda prekë eksponentët e qeverisë Kurti, të cilët mendojnë se kanë fuqi t’i diktojnë politikat kadrovike në SHBA, atëhere kemi të bëjmë me delir të madhështisë, e mjerim politik.

Departamenti i Shtetit nuk është bordi i KEK-ut. Edhe pas Escobar, Escobar do jetë. Politika e jashtme amerikane është konsistente, dhe nuk e dikton një individ i vetëm.