Çitaku: Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon, Ganimetja s’ka sha as s’ka hedh gaz lotsjellës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas komenteve raciste që janë bërë në drejtim të deputetes së PDK-së, pas kritikave që ia ka bërë në Kuvend kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Çitaku ka deklaruar në ‘Facebook’ se “racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon”, shkruan Demokracia.com.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë”, ka deklaruar ajo.

Postimi i plotë:

Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon.

Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë.

Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë.

Move on.