Çitaku, Qeverisë: Mendësia totalitare është kërcënim, jo Kushtetuta

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar deputetit të VV-së, Adnan Rrusetimi, i cili dje ka thënë se opozita vazhdimisht po e kërcënon Qeverinë me Gjykatën Kushtetuese.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kushtetuta e Kosovës nuk është kërcenim, por mendësia totalitare.

Ajo ka vlerësuar se Kosova ka një qeveria që ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues e sheh si kërcenim.

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, dje ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në se çdo iniciativë të Qeverisë po e kërcënojnë me dërgim në Gjykatë Kushtetuese.

“Gjithçka që është në të mirë të qytetarëve, LDK kërcënon me Gjykatë Kushtetuese. Gjithçka që është kundër korrupsionit e për shtet të së drejtës, PDK kërcënon me Gjykatë Kushtetuese”, ka shkruar Rrustemi.

Deri me tani këto dy parti disa ligje i kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Muajin e kaluar, Kushtetuesja ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokuroria, i cili ishte dërguar në këtë gjykatë nga këto dy parti politike.