Nënkryetarja e PDK-së

Çitaku për Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Mjerim e marrëzi që Qeveria e Kosovës e solli punën në këtë pikë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, që dikur e përfaqësonte Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur “mjerim dhe marrëzi” seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo ka marrë për bazë fjalimin kritik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në seancën për çështjen e dinarit, të ftuar nga Serbia.

“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët. Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë. Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë”, ka shkruar ajo.

SHBA-ja kritikoi Kosovën duke thënë se vendimi për dinarin ka qenë i pakonsultuar paraprakisht.