Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku është shprehur se do të ishte padrejtësi që të gjykohet lufta për liri.

“Unë dua të besoj në drejtësi. Do të ishte jo vetëm padrejtësi, por do të ishte ahistorike që të gjykohet lufta e për liri”, deklaroi ajo.

Çitaku ka theksuar se UÇK-ja kishte luftuar në Kosovë, duke e cilësuar luftën e saj si përpjekje për liri dhe dinjitet njerëzor.

“UÇK-ja nuk ka shkuar në Beograd për të luftuar, kanë luftuar këtu, në Kosovë, në tokën e vet, në shtëpinë e vet, kanë luftuar për dinjitet njerëzor”, tha ajo.