Çitaku për Cimën: Kemi me të kujtu përjetë mes buzëqeshjes dhe lotëve

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është shprehur e pikëlluar pas vdekjes së humoristit Rasim Thaçi- Cima.

Ajo ka thënë se ai është një nga figurat më markante të artit skenik në Kosovë.

“Na paska lanë Cima, një nga figurat më markante të artit skenik në #Kosovë. Kemi me të kujtu përjetë mes buzëqeshjes dhe lotëve, me mallë e krenari. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Çitaku.

Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare nga COVID-19 në Mjekim Intensiv në QKUK.