Çitaku për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem: Kryeqytetin e vendit pritës nuk e përcaktojmë ne

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit ku po diskutohet çështja e lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael. Çitaku tha se tema e tillë nuk do të duhej të diskutohej si temë elektorale. Por, gjithashtu diçka e tillë nuk varet nga Kosova fare. Ajo tha se formalizmi i marrëveshjes së Uashingtonit është bërë me mbështetjen e administratës Biden.

Marrëveshja e Uashingtonit në mes të Sebisë dhe Kosovës, për këtë të fundit prodhoi njohje. Gjithashtu, kryeministri Hoti u zotua në Shtëpinë e Bardhë se Kosova do të hapë ambasadë në kryeqytetin e Izraelit — Jeruzalem.

Lëvizja Vetëvendosje po thotë se dicka e tillë mund të bëhet vetëm në koordinim me BE’në dhe SHBA’të.

E lidhur me këtë cështje, Citaku ka thënë se formalizimi i marrëveshjes së Uashingtonit, ku Kosova çon ambasadë në Jerusalem është bërë nën mbështetjen e Administratës Trump.

Madje, ajo ka kujtuar se edhe SHBA’ja është zotuar se nuk do a lëkund ambasadën e saj nga Jerusalemi.

Në fund, Çitaku tha se nuk do të donte ta shihte Kosovës në listën e shteteve që nuk i përmbushin zotimet e marrëveshje ndërkombëtare.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

E para dhe më e rëndësishmja, çështjet e politikës së jashtme, posaçërisht ato në të cilat është i përfshirë aleati ynë kryesor, nuk do të duhej asnjëherë të shndërrohen në tema elektorale. Rreth tyre do të duhej të kishim konsensus.

Njohja nga Izraeli është arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja përmes së cilës është arritur kjo njohje, është mbështetur fuqimisht edhe nga Administrata e Presidentit Biden. Kushdo që thotë ndryshe, gabon keq. Në fakt, formalizmi i marrëveshjes së njohjes mes Kosovës dhe Izraelit ka ndodhur me 1 shkurt 2021, me facilitimin dhe mbështetjen publike të Administratës së Presidentit Biden.

Vet Sekretari Amerikan i Shtetit, Z.Blinken, ka deklaruar publikisht që SHBA-të nuk do ta lëvizin Ambasadën e tyre nga Jerusalemi. Për më tepër, Kosova nuk ka zhvendosur Ambasadë nga Tel Aviv. Kosova po hapë për herë të parë Ambasadë në Izrael.

Secili që ka pak njohuri bazike në politikën e jashtme e di fare mirë që kryeqytetin e vendit pritës, nuk e përcaktojmë ne.

Nuk do të doja asnjëherë që Kosovën ta shoh në listën e shteteve që nuk u përmbahen zotimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.