Çitaku pas barazimit në Podgoricë: Mos i shani lojtarët e Kosovës

Pas barazimit të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen me Malin e Zi, në rrjetet sociale është duke u komentuar loja e zhvilluar në Podgoricë.

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka arsyetuar barazimin me presionin që është duke iu bërë lojtarëve para ndeshjeve.

Ndër të tjera, Çitaku ka edhe një kërkesë.

“Mos mi shani lojtarët e #Kosovës se block e keni. Kritika po. Shamje jo. Edhe mos harroni që është ekip i ri, sa kanë fillu me lujtë me njëri-tjetrin. Shto këtu presionin e hatashëm që ua jepim na para çdo loje”, ka shkruar Citaku në Facebook.

Kosova ka marrë një pikë nga ballafaqimi me Malin e Zi, pas barazimit 1 me 1.