Çitaku: Ne po e çnjohim dhe refuzojmë vetveten

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një lidhje direkte për Edicionin Special ka thënë se Kosova ka abstenim në Qeverisje dhe në Politikë të Jashtme.

Sipas Çitakut nesër Kosova do të ketë diplomatikë pa titullarë dhe se vetë po e çnjohim vetveten.

“Do doja që të flisja për punët  e qeverise sepse e kuptoj rotacionine  qeverisë si proces i arsyeshëm. Por, fatkeqësisht nuk jam në gjendje të flas për këtë punë. Mirëpo ajo që shoh është një abstenim në qeverisje dhe kemi parë një abstenim në politikë të jashtme. Ne nesër do të zgjohemi dhe Kosova do të ketë diplomatikë pa titullarë. Ne vetë po e çnjohim vetveten. Po refuzojmë vetën për përfaqësim anë e kënd botës përmes diplomacisë sonë”, tha Çitaku.

Megjithatë sipas nënkryetares së PDK-së policia ka pasur kohën për shkarkimin e personave të pandërgjegjshëm por nuk e ka bërë.

“Policia e ka pasur kohën e mjaftueshme për identifikimin e personave përgjegjës dhe për shkarkimin e personave të pandërgjegjshëm, megjithatë nuk e ka bërë atë. Por ne megjithatë jemi në një fazë dyshuese pasi më 4 shtator skadon marrëveshja e Washington dhe fushata e çnjohjeje nga ana e Serbisë dhe për të qenë të denjë ne duhet pasur një strategji dhe nëse kemi duhet të dimë se cila është strategjia pasi ne as gjërat bazike nuk i kemi aty të cilat janë vija e parë e frontit në gjëra të tilla”, shtoi ajo.

Nënkryetarja e PDK-së tha se Kosova ka nevojë për ambasador fuqiplotë në diplomaci vendeve fqinje i dërgon mesazhe se Kosova nuk ka përgatitje në këtë aspekt.

“Relacionet tona nuk janë si me Gjermaninë, Amerikën apo Jordaninë sepse nëse është nevoja Kryeministri mund të shkoj të takohet me këdo. Por, megjithatë përtej përfaqësimit diplomatik. Kosova ka nevojë të jetë kudo. Ne në mënyrë të vullnetshme e kemi suspenduar një funksion shumë të rëndësishëm të fuqisë duke mos dërguar një ambasador të fuqishëm pasi në diplomaci nëse nuk dërgoni një ambasador fuqiplotë, vendit fqinj i dërgoni një mesazh”, shtoi ajo.