Çitaku: Në MPJD po shohim linçime

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se në ministrinë e Punëve të Jashtme ka pasur mjaftueshëm hapësire për përmirësime dhe ngritje të kapaciteteve.

Sipas saj, në vend të përmirësimit, po shohim rrënim, linçime dhe persekutim të personelit.

“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka pasur mjaftueshëm hapësire për përmirësime dhe ngritje të kapaciteteve. Fatkeqësisht, në vend të përmirësimit, po shohim rrënim, linçime dhe persekutim të personelit. Njerëzit duhet trajtuar me respekt dhe dinjitet”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.