Çitaku në KS: Të gjithë e dënuam atë që bëri Flora Brovina, mediumi i Kosovës e publikoi foton false

Përfaqësuesja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryediplomatit Ivica Daciq, i cili foli për fotografinë e falsifikuar që deputetja e PDK’së, Flora Brovina, e publikoi në Kuvend.

Çitaku tha se veprimi i deputetes së PDK’së, në Kosovë është dënuar nga të gjithë, ndërsa përfaqëusesja Kosova përmend raportimin e parë nga Gazeta Express se fotografia ishte false.

“Ajo çka ka bërë Flora Brovina në Kosovë është dënuar nga të gjithë . Për dallim nga Serbia, mediat në Kosovë nuk janë bashkëfajtore me politikën. Ishte pikërisht një media e Kosovës që e publikoi se fotografia është e rreme”, ka thënë Çitaku.

Daciq, siç pritej, foli në mbledhjen e sotme të Këshillittë Sigurimit për fotografinë në të cilën Brovina pretendonte se ishte një grua shqiptare e dhunuar nga forcat serbe, por që doli se ishte skenë nga një film pornografik.