Çitaku: Mos folni me përbuzje për Shqipërinë, kanë vaksinuar gjysmë milioni, janë garantues të sigurisë tonë

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga qytetarë të Kosovës që të mos përbuzin shtetin e Shqipërisë.

Në një status në Facebook ajo ka thënë se Shqipëria është garantues i sigurisë tonë si anëtar i NATO-s.

“Të dashur motra dhe vëllezër, Përderisa flasim, Shqipëria ka administruar rreth gjysmë milion vaksina  dhe ka akoma në posedim dhe në proces qindra-mijëra vaksina të tjera. Aman, mos folni me përbuzje për Shqipërinë. Sot, Shqipëria është në NATO. Garantues sigurisë sonë”, ka shkruar ajo në një status në Facebook.