Çitaku-Kurtit: Kryeministër, kërko falje dhe fshije statusin

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta fshijë statusin e bërë për gruan që u vra sot në oborrin e QKUK-së.

Sipas saj, Kurti gjithashtu përveq se të fshij postimin ai duhet edhe të kërkoj falje përpër shkrimin e tij të bërë në Facebook.

“Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje. “Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.” ✖️
“…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.” ✖️”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kurti e ka titulluar reagimin e tij “Dy engjëj në qiellin e pistë”.
“Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër”, ka shkruar Kurti.