Sekretarja e përgjithshme e PDK’së Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Kurti po zhvillon takime për formimin e Qeverisë së re në zyrën e kryeministrisë.
Çitaku ka i ka thënë Kurtit se Kosova nuk është pronë dhe se nuk është parti.
“Imagjinojeni një Kryeministër që, në vend se të shërbejë popullin, e shndërron zyrën e shtetit në zyrë partie. Që përdor pushtetin e tij për të zhvilluar pazare politike prapa dyerve të mbyllura. Që thërret përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë, jo për t’i dëgjuar, por për t’i nënshtruar. Jo për dialog, por për presion. Albin, Kosova nuk është parti. Kosova nuk është pronë.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë:







