Çitaku i përgjigjet Kurtit: Escobari e Lajçaku nuk negociojnë me opozitën

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku tha se kryeministri Albin Kurti, opozitën po e sheh si palë negociuese sa i përket marrëveshjes me Serbinë e për Asociacionin.

Ajo i është përgjigjur deklaratave të sotshme të Kurtit në Kuvend, i cili dha disa këshilla për opozitën se çfarë qëndrimi të mbajnë para ndërmjetësuesve.

Çitaku tha se kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë, dhe jo opozita.

“Kryeministri jeton në deluzion, Escobari e as Lajçaku nuk negociojnë me neve, as për marrëveshjen final as për Asociacioni Kryeministri i Kosovës e përfaqëson Kosovën. Ne nuk negocoijmë në emër të Kosovës. Kurti opozitën na trajton si palë negociuese. Ato kushte ai duhet t’ua thotë ndërmjetësve”, tha ajo në T7.

Tutje, Çitaku tha se PDK-ja e mbështet një marrëveshje gjithëprfshirëse me njohjen reciproke në qendër.