Ish-ambasadorja dhe anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas postimit skandaloz të deputetit të kësaj partie, Ardian Kastratin ku ofendonte me fjalë të renda dhe paragjykime për pamjen e saj Vjosa Osmanin.
“Me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit, shkruante Kastrati në atë postim.
Postimi i Çitakut:
Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë vet. Ama, me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme.#GratëPërGratë







