Çitaku ftohet për vizitë në Izrael: Do jem diplomatja e parë që do të shkojë atje

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Ameriks, Vlora Çitaku ka paralajmruar se do të bëjë një vizitë zyrtare në Izrael.

Ajo është ftuar nga Komuniteti Hebraik Amerikan.

Këtë njoftim Çitaku e ka bërë përmes llogarisë së saj në Tëitter ku thoë se ajo do të jetë diplomatja e parë kosovare në Izrael.

“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” shkruan Çitaku.

Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

loading…