Çitaku e Tahiri vizitë në Hagë: Dolëm optimist në ngadhënjimin e drejtësisë

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku dhe deputeti Abelard Tahiri, kanë vizituar Thaçin, Veselin e Selimin në Hagë.

Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë, kanë qenë shumëfish më të mëdha se sfida në të cilën po kalojnë ish-krerët e UÇK-së sot.

“Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha se sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng. Megjithatë, edhe pas kësaj vizite tek Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhnjimin e drejtësisë. Bashkë me Arlindë, Bekimin dhe Abelardin”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë:

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng.

Megjithatë, edhe pas kësaj vizite te Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë.

Bashkë me Arlindën, Bekimin dhe Abelardin.