Vlora Çitaku

Çitaku e quan pushtetin “kastë aventurierësh”: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Në shkrimin e saj, Çitaku e ka quajtur Qeverinë Kurti si “kastë avanturierësh”.

Tutje, nënkryetarja e PDK-së ka shkruar se Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit.

“Në një kohë kur bota po përballet me turbulenca të mëdha, Kosova po udhëhiqet nga një kastë avanturierësh.

Në kohën kur qytetarët tanë kanë nevojë për stabilitet e parashikueshmëri, Kosova ka në krye një qeveri të papërgjegjëshme, pa ide e pa vizion.

Konfrontimet e hapura tashmë me aleatët tanë na kanë sjellur në një teren tërësisht të pashkelur nga ne tash e 25 vite.

Pa projekte konkrete e pa vizion, si në planin e brendëshëm, si në politikën e jashtme.

Mbajtja sa më parë e zgjedhjeve parlamentare tashmë është jo vetëm kërkesë, por domosdoshmëri.

Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Kurtit”, ka shkruar ajo.

VIDEO BONUS: