Cima: Te nëna Shqipëri më nuk ka mbetur rërë krejt për ndërtim e kishin marrë, pushimet po i bëjë në bunkerë

Ai mbetet një ndër ikonat e humorit shqip që ndër vite u kujdes për buzëqeshjet e publikut shqiptar.

Bëhet fjalë për Rasim Thaçin, i cili më mirë njihet në opinion si Cima i “Treshi përsheshit”, i cili muajin e kaluar mbushi 70 vjet.

Artisti ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, ku në stilin e tij të veçantë dhe me doza humori, ka lënë edhe një mesazh.

Në fakt, aktori gjatë ditëve të fundit po qëndron në shtetin shqiptar, ku ka zgjedhur t’i kalojë edhe pushimet verore.

“Te nëna Shqipëri. Zallë s’kish se e kishin shti në ndërtim krejt , as mu shtri me flejt s’kish , e gjeta një vend qaty në bunker, për marak”, ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, Rasim Thaçi – Cima, përndryshe është i lindur më 13 korrik 1949 në fshatin Vukoc të Kosovës, dhe përveç aktrimit, është i njohur edhe si futbollist duke qenë se karrierën e ka nisur në ekipin futbollistik “Flamurtari”.

loading…