Çiljeta ka gëzuar fansat me njoftimin që bëri së fundi.
Çiljeta Xhilaga përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po kthehet me këngë të re.
Këngëtarja pas një pauzë pothuajse një vjeçare, po kthehet me këngë të re, të cilën pritet ta publikojë shumë shpejt.
Përmes një videoje në Instagram, Çiljeta ka bërë të ditur se po punon për projektin e ri, për të cilin po punon me Elgit Dodën.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Çiljeta është “Bonbone”, këngë kjo në duet me Alar Band.








