Çiljeta e thotë me gojën e saj: “Jemi shumë mirë të dy”

Edhe pse sapo ka publikuar këngën “A je mirë”, bashkëpunim me Esto, Çiljeta ka zgjedhur të jetë e rezervuar në daljet e saj televizive por këtë të shtunë u bë pjesë e “Shiko Kush LUAN” nga Luana Vjollca.

Veç faktit që është një nga vajzat më të bukura të ekranit, Çiljeta pëlqehet edhe për menyrën se si i përgjigjet pyetjeve, qofshin këto edhe të vështira.

Prej kohësh diskutohet lidhja e saj e dashurisë me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha por asnjëherë nuk është folur publikisht për këtë histori me detaje pasi të dy kanë zgjedhur ta jetojnë jashtë mediave.

Çiljeta në lojën “Ndaje ose haje”: Ai që dimë të gjithë mirë është”? Duke buzëqeshur, Çili i përgjigj se janë shumë mirë të dy bashkë duke treguar kështu se pas thashethemeve për ndarje nuk ka asgjë të vërtetë.

loading…