“Cili ishte gjithmonë i pari?”, Glauk Konjufca me plot lavde propzon Albin Kurtin për Kryeministër

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, në praninë e 166 delegatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka propozuar Albin Kurtin për kryeministër, nga ky subjekt politik.

Teksa ka thënë se shumica e qytetarëve po e mbështesin konceptin politik të LVV-së, ai ka shtuar se “Njerëzit tanë e duan luftimin e korrupsionit, populli don drejtësi, barazi e mirëqenie”.

“E lehtë kësaj radhe do të jetë vetëm fitorja, e vështirë është rruga e gjatë e transformimit të shtetit tonë”, shtoi ai.

Por para se ta propozonte Kurtin për kryeministër nga Lëvizja Vetevendosje, Konjufca thuri shumë laved për të.

“Erdhi dita ta bëjmë një pyetje, kush është më meritori për këtë rrugëtim të Vetëvendosjes?

Kush nuk u lodh bashkë asnjë sekodn duke ecur me Vetëvendosjen?

Në përplasje me pushtetin e korruptuar e nëpër burgje duke luftuar për drejtësi, ai që u tremb më së paku e që për vetë nuk kërkon kurrë asgjë, kam nderin e rastin e vecantë ta prezentojë simbolin e Vetëvendosjes për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës”, tha ai ndër të tjera.