Cili është teksti i këngës nacionaliste serbe që e dëgjoi sulmuesi para akteve terroriste në Zelandë (VIDEO)

Kënga që dëgjohej nga Brenton Tarrant në veturën e tij para se ai të kryente sulmet terroriste në dy xhami në ChristChurch të Zelandës së Re, ka për motiv luftën e serbëve kundër myslimanëve dhe kroatëve të cilët quhen ushtash.

Në qendër të tekstit është figura e Radovan Karaxhiqit, ideatorit dhe realizuesit të luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Në këngë Karaxhiqi ftohet t’i prijë serbëve në këtë luftë për t’i mundur myslimanët dhe kroatët.

Radovan Karaxhiq është dënuar me 40 vjet burgim për krime lufte në Bosnjë e Hercegovina nga Gjykata Ndërkombëtare Hagës.

https://www.youtube.com/watch?v=ebChsebTvxw