Cili është shteti evropian që po e lufton më së miri koronavirusin!

Gjermania ka statistika shumë më të mira në raport me shtetet tjera evropiane në luftimin e koronavirusit.

Gjermania ka më shumë njerëz që janë shëruar nga koronavirus sesa raste aktive, thonë zyrtarët. Gjatë 24 orëve të fundit, Gjermania ka pasur 2.537 teste të reja pozitive, duke e dërguar gjithsejtë në 127,854, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Ky është numri i katërt më i madh në Evropë, por pak më shumë se 50% e atyre janë rikuperuar.

Në Spanjë, 37 për qind e 166.831 personave të infektuar janë rikuperuar, në Itali 22% e 156,363, në Francë 21% e 133.670. Në Britaninë e Madhe, 85208 njerëz kanë testuar pozitiv, por vetëm 0.3% e tyre janë rikuperuar deri më tani.

Gjermania gjithashtu ka një shkallë më të ulët të vdekshmërisë, e cila i atribuohet testimit të përhapur, kështu që midis testeve pozitive janë shumë pacientë me vetëm simptoma të buta.

Kancelarja Angela Merkel dhe zyrtarë të lartë të shtetit do të takohen të hënën për të diskutuar një lehtësim të mundshëm të bllokimit në mbarë vendin.