Cili është sekreti i jetëgjatësisë? Tregojnë ekspertët

Shumë studime janë bërë për të kuptuar sekretin e jetëgjatësisë, mirëpo tani shkencëtarët mendojnë se e kanë përgjigjen. Sipas tyre, sekreti I jetëgjatësisë është të jetosh shëndetshëm deri në moshën 50-vjeçare.

Nëse personat gjatë kësaj moshe kanë probleme shëndetësore, atëherë gjasa e jetesës deri në mosha të shtyera është me e pakët. Sipas ekspertëve gjithçka varet nga stili I jetesës, mënyra se si hamë, çfarë hamë dhe aktivitet fizike që bëjmë.

Në studimin e fundit janë përdorur informacionet e shumë personave dhe ishte vërejtur se personat, të cilët kanë bërë një jetë të shëndetshme gjatë moshës 50 vjeçare kanë jetuar më shumë.

Ky studim edhe një herë vërteton rëndësinë e një stili të mirë të jetesës në raport me jetëgjatësnë.

loading…