Cili është mesazhi i fotografisë së Lutfi Haziri me 28 delegatët e Gjilanit?

Derisa kanë mbetur edhe pak orë deri në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së i cili mbahet nesër me fillim nga ora 10, ende është e paqartë përfundimisht nëse është arritur kompromisi për kandidatin për kryetar.

As sot, pas mbledhjes së Kryesisë, nuk është qartësuar nëse Isa Mustafa është kandidati i kompromisit edhe për një mandat.

Lutfi Haziri, nënkryetar aktual, ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, duke thënë se nesër përfundimisht do të dihet kandidati, por nuk ia ka zënë goja të thotë se ai kandidat është Isa Mustafa, transmeton Ballkani.info.

Se a do të ketë befasi nesër, kjo pritet të merret vesh para orës 10, kur edhe do të shpallet kandidatura ose kandidaturat.

Megjithatë, Lutfi Haziri dhe delegatët 28 delegatët e Gjilanit janë shprehur të gatshëm për Kuvendit e së shtunës.

Të gjithë delegatët kanë pozuar bashkë me Lutfi Hazirin para selisë së degës së LDK-së në Gjilan.

“#LDK Gjilan gati për Kuvendin e IX-të #BesëeshpreseperKosove”, shkruan në mesazhin e fotografisë.

Nuk dihet nëse kjo fotografi e përçon mesazhin që Lutfi Haziri edhe mund të jetë ai kandidati “misterioz” për të parin e partisë! /Ballkani.info/

loading…