Cili është mesazhi i Bekim Jasharit pas votimit? (VIDEO)

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka folur pasi ka votuar në Prekaz të Poshtëm.

Ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

“Ne sapo e kryem obligimin tonë qytetar, kushtetues dhe moral si qytetar i Republikës së Kosovës. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që këtë ditë ta shfrytëzojmë që t’i votojmë ata që mendojmë që e meritojnë për të na udhëhequr në mandatin e ardhshëm që nesër, siç thonë në gjuhën e popullit mos të themi ‘kuku pse ai ose ky’. Duhet të dalim vetë dhe të vendosim me votën tonë kush do të na udhëheqë”.

“I ftoj të gjithë qytetarët pa dallim moshe, gjinie dhe ngjyrave politike që të dalin dhe ta kryejnë këtë obligim sot dhe ky proces të shkojë në mënyrë të qetë dhe në darkë ta marrim vesh se kush do ta udhëheqë vendin tonë”.

“Unë besoj që është një proces mjaft I rëndësishëm sepse e dimë se në çfarë situate jemi si Kosovë dhe çfarë na pret nesër. Prandaj, duhet të dalim dhe ta kryejmë obligimin tonë si qytetarë”.

Por, a kanë votuar edhe anëtarët e tjerë të familjes Jashari?

“Një pjesë kanë votuar. Besoj që përpos axhës Rifatit i cili gjendet në Gjermani të tjerët do ta kryejnë obligimin sepse e kemi kryer vazhdimisht obligimin sa herë që ka pasë zgjedhje”.

loading…