Cili është lajmi i mirë në këtë krizë sipas ministrit Abdixhiku?

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar sot se cilësia e ajrit në kohë të pademisë është përmirësuar rrënjësisht në Kosovë.

“E në gjithë këtë krizë, megjithatë, ka një lajm të mirë. Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50%”, ka shkruar në Facebook Abdixhiku duke deklaruar se këto të dhënë i ka marrë sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorlogjik; të dyja trupa në kuadër të Ministrisë.

“Rrini në shtëpi. Edhe pak. Kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik”, ka bërë apel ministri në detyrë.