Cili është dënimi i shkeljes së urdhrit për mbrojtje, deklarohet avokati Koci

Gjykata Themelore në Ferizaj ka reaguar pasi të mërkurën në oborrin e QKUK-së, Sokol Halili dyshohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerën gruan shtatzënë Hamide Magashi, 35-vjeç.

Sipas Gjykatës, viktima ka pasur të lëshuar urdhër-mbrojtje në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, duke filluar nga 13 shtatori i këtij viti deri më 13 mars të 2023-s.

E për këtë temë e cila ka nxitur mjaft reagime në opinionin kosovar, ka bërë që avokati Arianit Koci të dalë me një shpjegim mbi këtë.

Sipas tij, shkelja e urdhrit për mbrojte është vepër penale.

“A e dini cili është dënimi? Gjoba prej dyqind (200) euro deri në dymijë (2000) euro ose me burgim deri në gjashtë muaj. Anomali. Pak, shumë pak! Dënimi duhet të ashpërsohet urgjentisht. Në anën tjetër, Ligji për Mbrojtje nga Dhuna në Familje duhet të ndryshohet dhe plotësohet”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, rrethanat në shoqëri – vrasjet makabre të grave, e imponojnë këtë.

“Natyrisht, duhet të rritët edhe efikasiteti i gjykatave, prokurorive dhe policisë! Sidoqoftë, jemi shoqëri reaktive. Gjykata me urgjencë sot e caktoi seancën për urdhërin mbrojtës të klientës time”, përfundoi ai.