Cilët zyrtarë u pasuruan më së shumti në tri vitet e fundit ?

Tri vitet e fundit po dalin të jenë të bereqetshme për zyrtarët e institucioneve të Kosovës. Pasuria e tyre nga viti 2017 deri në vitin 2019 po del të jetë rritur për mijëra euro.

Listës për rritjen më të madhe të pasurisë në tri vitet e fundit i prinë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili nga viti 2017 deri në vitin 2019 pati një rritje prej 820.610.49 euro, i pasuar nga zëvendëskryeministrat e tij, Dalibor Jevtiq, i cili pati rritje prej 1.021.021.22 euro, Hashim Thaçi me rritjen prej 66,513.75 euro për tri vite, Enver Hoxhaj me 53.328.26 euro, Fatmir Limaj 40,278 euro, Behxhet Pacolli 28.221.517.62 euro dhe Dardan Gashi 19,771.81 euro.

Kurse, listës si zyrtari më i pasur në vend vazhdon t’i prijë zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli, por keq nuk po mbetet as presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Pasuria zyrtare e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli është 724.588.896.62 euro, si zyrtari i dytë më i pasur po del të jetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pasuria e të cilit është 4.248.756.00 euro i pasuar nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj me 1.864.817.20 euro.

Hajredin Kuçi 1.425.885.00 euro, Fatmir Limaj 881.950.00 euro, Bujar Bukoshi 741.625.00, Isa Mustafa 651.069.73 euro. Dardan Gashi 616.493.81 euro, Dalibor Jevtiq 571.861.38 euro dhe Edita Tahiri me 537.667.57 euro.

loading…