Policia e Kosovës e ka vlerësuar si vetëvrasje vdekjen e pacientit i cili mëngjesin e së shtunës u hodh nga dritarja e Kirurgjisë Torakale.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është hedhur nga dritarja, derisa ishte në mjekim në QKUK.

VETËVRASJE/QKUK 15.01.2023 – 09:19. Një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është hedhur nga dritarja, derisa ishte në mjekim në QKUK.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion./Ballkani.info