Cilën parti do ta përkrah AAK-ja në Prishtinë, flet Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për media pas publikimit të rezultateve të Exit Polleve.

Haradinaj ka thënë se kanë rikthim të votës si parti. Për këtë ua ka lënë meritat vëllaut të tij, Daut Haradinajt dhe kandidatit për Podujevë, Besnik Tahirit.

“Kishim pas dëshirë ma shumë, nuk e mohojmë. Por, kemi rikthim të votës. Sadoqoftë, është një ngritje e votës. Falë angazhimit të Dautit dhe Besnikut, na është rikthyer vota dhe i falenderoj për angazhimin e tyre”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se kë do ta përkrahin në Prishtinë, Haradinaj ka thënë se për natyrën e koalicioneve vendosin degët e AAK’së nëpër komuna.

“Për natyrën e koalicioneve vendosin degët e Aleancës. Vendimet tek ne i merr dega”, ka thënë Haradinaj.