Cilat janë shenjat e para të depresionit dhe si ta trajtoni atë?

Depresioni mund të jetë më shumë se një gjendje e vazhdueshme trishtimi

Depresioni i madh mund të shkaktojë një sërë simptomash, disa ndikojnë në disponimin tuaj, dhe të tjerat në trup.

Simptomat gjithashtu mund të jenë të vazhdueshme, ose të herë pas herëshme si dhe mund të përjetohen ndryshe nga secili person.

Humbja e interesit, mos gjetja më e kënaqësisë në aktivitetet e preferuara, ndjenja e lodhjes, mendimet për vetëvrasje, pirja e tepërt, përdorimi i drogës, përfshirja në aktivitete me rrezik të lartë janë vetëm disa nga simptomat e kësaj gjendje, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.

Të jetosh me depresion mund të jetë e vështirë, por trajtimi mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës, e kjo ndodh duke marrë trajtim mjekësor.

Nevojitet kombinimi mes trajtimeve mjekësore dhe terapive të përgjithshme të jetesës.

Për trajtimin e depresionit ofruesi u kujdesit shëndetësor do t’iu përshkruajë ilaqet kundër depresionit, ankthit dhe duhet pasur kujdes sepse secili medikament mund të ketë efekte anësore.

Të folurit me një terapist mund t’ju ndihmojë të mësoni aftësi për t’u përballuar me ndjenjat negative.