Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i fitoi zgjedhjet presidenciale të së martës, duke e mposhtur demokraten Kamala Harris.

Por cilat do të jenë disa prej datave kyçe deri në inaugurimin e tij në Shtëpinë e Bardhë?

11 dhjetor: Afati i fundit që shtetet amerikane t’i lëshojnë Certifikatat e Vërtetimit;

17 dhjetor: Zgjedhësit votojnë në shtetet e tyre

3 janar: E fillon punën përbërja e re e Kongresit

6 janar: Kongresi i numëron votat zgjedhore

20 janar: Dita e Inaugurimit