Cilat biznese mund të funksionojnë tani, në kohën e Covid-19?

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), ka marrë një urdhëresë të re, me anë të cilës urdhërohet të gjithë operatorët ekonomikë që të kryejnë veprimtarit e tyre ose të pezullojnë ato në bazë të kësaj urdhërese, transmeton IndeksOnline.

Përveç se , ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve, ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele, mbyllen qendrat tregtare, mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebap­to­ret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimeve,  dhe shumë veprimtari të tjera, kjo ministri ka treguar se cila është lista e bizneseve dhe veprimtarive që mund të zhvillohet gjatë kësaj kohe kur vendi po përballet me Covid-19.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të urdhëresën:

URDHËRESË
PËR MBARËVAJTJEN E VEPRIMTARIVE EKONOMIKE GJATË EMERGJENCËS SE SHËNDETIT PUBLIK (23-03-2020)

1.    URDHËROHEN TË GJITHË OPERATORËT EKONOMIKË:

1.1.    të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Re­pu­blikës së Kosovës nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020, lidhur me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj pan­de­misë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shën­de­tit publik;

1.2.    të veprojnë në përputhje me këtë urdhëresë, me urdhëresat nr. 01/01 të 12 marsit 2020, nr. 01/02 të 17 marsit 2020, nr. 01/03 të 17 marsit 2020, të plotësuar dhe ndryshuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe

1.3.    me vendime dhe urdhëresa të tjera që mund të nxjerrin Qeveria dhe Ministria lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

2.    Çdo operator ekonomik që lejohet te veprojë sipas kësaj urdhërese duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese:

2.1.    të dezinfektojë dhe të ajrosë rregullisht lokalin dhe hapësirën e punës;

2.2.    të pajisë punëtorët me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të fun­dit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shën­de­tësi Publike (IKSHP);

2.3.    të marrë masa për distancën shoqërore dhe shmangien e kontaktit, edhe për pu­no­njësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shë­n­detësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP),

2.4.    të shfrytëzojë sa më shumë kanalet elektronike për të ushtruar vep­rim­ta­rinë, duke për­fshirë shitjen e mallrave dhe shërbimeve, si dhe pagesat,[1] dhe

2.5.    të marrë masat e tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me emergjencën shëndetësore.

3.     Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mby­llura, përfshirë këtu edhe qarshitë[2]), për­veç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qen­d­ra tregtare.

4.    Mbyllet tregtia me pakicë e tekstilit dhe produkteve të ngjashme, hekrarive dhe gjësendeve metalike e të ngjashme, si dhe libraritë. Këndet shitëse të këtyre produkteve në markete të mëdha duhet të demobilizohen.

5.    Mbyllen shërbimet e parukerisë, trajtime estetike, palestra, e të ngjashme sipas listës me kode “NACE”[3] (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.

6.    Mbyllen edhe veprimtaritë tjera tregtare/shërbyese si në listën me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.

7.    Mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebap­to­ret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimevepër shërbim të klientëve vizitues (walk-in clients). Këta operatorë u nënshtrohen kushteve si vijon:

7.1.    Duhet t’i demobilizojnë tavolinat e ka­rri­get që përdoren për shërbim bren­da lokaleve të tyre dhe duhet ti mbyllin dyert për klientët vizitues.

7.2.    Nuk u lejohet shërbimi marrje me vete (take-away)[4].

7.3.    Por u lejohet që produktet/shërbimet t’i shpër­ndajnë me porosi (delivery).

7.4.    Brenda lokaleve të tyre nuk lejohet të qëndrojë asnjë person, përveç per­so­ne­lit. Ambientet, personeli dhe mjetet e transportit të angazhuara për shpër­ndarjen e porosive tek klientët, duhet të trajtohen me masa ri­go­ro­ze të hi­gji­enës, sipas pikës 2. Gjatë përgatitjes e dorëzimit të produkteve, duhet me rigorozitet të respektohen masat e distancës shoqërore e shmangies së kontaktit.

  1. Shitoret, marketet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret mjekësore dhe bujqë­sore, pikat e karburantit, autolarjet, shërbimet komunale e financiare e vep­rimtari të tjera që lejohen të punojnë, sipas listës me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), u nënshtrohen kushteve si vijon:

8.1.    Duhet t’i mbyllin kënd-kafiteritë e shërbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete (take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending ma­chi­ne), por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi (delivery).

8.2.    Tek karburantet e auto-larjet, lejohet të punojë marketi ushqimor dhe dy­qa­ni i lubrifikantëve e aksesorëve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) në kuadër të tyre e shërbimi me marrje me vete (Take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending machine)Por, lejohet shpërndarja e pro­duk­te­ve/shërbimeve me porosi (delivery).

9.    Ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve. Punë­dhë­nësi, duhet të siguroj shpërndarje të ushqimeve të përshtatshme për t’u kon­sumuar në vend punishte/hapësirën e punës.

10. Ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele. My­sa­fi­rët mund të shër­behen me ushqim të përshtatshëm për konsumim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë që ka të dhë­nat e sakta të my­sa­fi­rë­ve, duke përfshirë shtetin prej nga kanë ardhur. Hoteli du­het të ndërmarrë masa në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shën­de­tësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësis Publike.​

11. Operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, elektronike dhe postare mund të ofrojnë shërbime me orar dhe staf të organizuar në masë të arsyeshme, sipas masave në fuqi për emergjencën e shëndetit publik (të cekura në pikën 1).

12. Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletush­kat, kuponat, katalogët e të tjera.

13. Ndalohet shitja ambulantive/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e ma­ki­na­ve vetëshërbyese (vending-machine) në vende publike e brenda ambienteve të operatorëve të ndryshëm ekonomikë[5].

14. Prodhuesit, përpunuesit, ndërtimtarët[6] dhe veprimtaritë e tjera tregtare dhe shërbyese (të papërmendura ne këtë urdhëresë) mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre sipas listës me kode NACE, duke marrë ma­sat nga pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.5.

15. Veprimtaritë ekonomike do t’i nënshtrohen kufizimeve në kohë dhe shtrirje si­pas vendimeve të ardhshme të Qeverisë me masat shtesë, në lidhje me emer­gjen­cën e shëndetit publike.

16. Detyrohen inspektorët e tregut dhe inspektorët e punës në tërë Republikën e Ko­so­vës të shqyrtojnë me përparësi rastet që lidhen me zba­ti­min e ven­dimeve dhe urdhëresave të cekura në pikën 1.

17. Plotësohet dhe ndryshohet Urdhëresa nr. 01/04 e 20 marsit 2020.

18. Kjo urdhëresë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

[1]               Përdorimi i parasë së gatshme sjell rrezik për përhapjen e pandemisë COVID-19

[2]               Kjo si rezultat i turmave të krijuara nëpër tregje dhe çarshi

[3]               Në listën e veprimtarive me kode NACE qartësohet se cilat veprimtari ekonomike lejohen të punojnë dhe cilat veprimtari ekonomike nuk lejohen të punojnë.

[4]               Kjo si rezultat i turmave të krijuara tek këta operatorë

[5]               Kjo si rezultat i turmave të krijuara tek këta operatorë

[6]               Të sigurohet mbajtja e distancës shoqërore e shmangia e kontaktit dhe masat e tjera sipas MSH dhe IKShP, si gjatë transportit të punëtorëve, ashtu edhe gjatë punës.

* * *

SHTESË: KLASIFIKIMI I VEPRIMTARIVE EKONOMIKE, SIPAS KODEVE NACE*,
NË LIDHJE ME URDHËRESËN E MEPTINIS, TË DT. 23 MARS 2020

KODI NACE RV. 2VEPRIMTARIALEJOHET VËREJTJE
01Prodhimi bimor dhe shtazor, gjuetia dhe shërbimet e lidhura me toPO 
02Pylltaria dhe prerja e drunjvePO 
03Peshkimi dhe Akua-kulturaPO 
05Nxjerrja e qymyrit dhe linjitevePO 
06Nxjerrja e naftës së papërpunuar dhe gazit natyrorPO 
07Nxjerrja e xehes së metalitPO 
08Xeherorët  dhe guroret  tjeraPO 
09Veprimtaritë e shërbimeve mbështetëse të xeherorevePO 
10Përpunimi i produkteve ushqimorePO 
11Prodhimi i pijevePO 
12Prodhimi i produkteve të duhanitPO 
13Prodhimi i tekstilitPO 
14Prodhimi i  veshjevePO 
15Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurësPO 
16Prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve; prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara-thurësePOSqarim: ndërsa kategoria 31 i liston prodhimet e mobiljeve.
17Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrësPO 
18Shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuaraPO.
19Prodhimi i koksit dhe produkteve të rafinuara të naftësPO 
20Prodhimi i produkteve kimikePO 
21Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutikePO 
22Prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikësPO 
23Prodhimi i produkteve minerale jometalikePO 
24Prodhimi i metalevePO 
25Prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjevePO 
26Prodhimi i kompjuterëve, produkteve elektronike dhe optikePO 
27Prodhimi i pajisjeve elektrikePO 
28Prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t.PO 
29Prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiovePO 
30Prodhimi i mjeteve të tjera të transportitPO 
31Prodhimi i mobilievePO 
32Prodhimi tjetër p.k.t.PO 
33Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjevePO 
35Energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuarPO 
36Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujëPO 
37KanalizimiPO 
38Veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialevePO 
39Veprimtaritë e riparimit dhe shërbimet e tjera të menaxhimit të mbeturinavePO 
41Ndërtimi i ndërtesavePO 
42Punimet inxhinierikePO 
43Veprimtaritë e ndërtimit të specializuarPO 
45Tregtia me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletaveJONDALOHEN të gjitha veprimtaritë e kësaj kategorie, me përjashtim të n/kategorive:45.2
45.2Mirëmbajtja dhe riparimi i automjetevePO 
46Tregtia me shumicë, përveç automjeteve dhe motoçikletavePOLEJOHEN të gjitha veprimtaritë e kësaj kategorie, me përjashtim të n/kategorive: 46.19
46.19Veprimtaritë e ndërmjetësimit për shitjen e një shumëllojshmërie mallrashJO 
47Tregtia (jo-ushqimore) me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletaveJONDALOHEN të gjitha veprimtaritë e kësaj kategorie, me përjashtim të n/kategorive: 47.73, 47.74, 47.91.
47.73Tregtia me pakice e artikujve farmaceutikë në dyqane të specializuara (Barnatore, farmaci)PO 
47.74Tregtia me pakicë e artikujve ortopedikë dhe mjeksorë, në dyqane të specializuaraPO 
47.91Tregtia me pakicë me porosi nga shtëpia nëpërmjet postës ose internetitPOME PËRJASHTIM të blerjes së mallrave nga vendet e prekura!
49Transporti tokësor dhe transporti përmes tubacioneveJOLEJOHET transporti i mallërave (brenda dhe nga jasht vendit, zingjiri i furnizimit), LEJOHET bartja e punëtoreve. Shiko vendimet e Min. Infrastrukturës e Ambientit në lidhje me emergjencën e shëndetit publik (COVID-19) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
50Transporti ujorJO 
51Transporti ajrorJOPËRVEÇ fluturimeve të vecanta, sipas Vendimit të Qeverisë (per marrjen e masave shtese pas konfirmimit te rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19), pika 5, të dt. 13.03.2020.
52Magazinimi dhe veprimtaritë mbështetëse për transportPO 
53Veprimtaritë postare dhe të ndërlidhjes postarePOSHIKO EDHE Urdhëresën nga MEPTINIS për Komunikime Eletronike e Postare, dt. 17 mars 2020.
55AkomodimiPOSHIKO EDHE Urdheresën nga MEPTINIS, dt. 23 mars 2020, pika 10.
56Veprimtaritë shërbyese të ushqimit dhe pijeveJOUrdhëresa dt. 23 mars 2020, nga MEPTINIS.
56.2Furnizimi me ushqim me porosi për raste dhe shërbime të tjera ushqimorePO “Catering” dhe “Delivery”.
56.21Furnizimi me ushqim me porosi për rastePO “Catering” dhe “Delivery”.
58Veprimtaritë  botueseJOSqarim: vetëm “online” dhe kategoria 58.2. Ndalohet shpërndarja e shitja e botimeve në formë të printuar.
58.2Publikimi i softuerëvePO 
59Prodhimi i filmave, videove dhe programeve televizive, incizim i zërit dhe veprimtaritë e publikimit të muzikësPO 
60Veprimtaritë programore dhe të transmetimitPOP.sh. RTK, Radio-TV tjera, KTTN, e operatorë tjerë që e operojnë e mirëmbajnë sistemin e prodhimit dhe transmetimit të përmbajtjeve radio-televizive.
61Telekomunikimi (komunikimeve elektronike)POSqarim: operatorët e shërbimeve të komunikimit elektronike, duhet që pagesat e përkrahjen në masë sa më të madhe ti kalojnë On-line, apo nëpërmjet institucioneve financiare. “Back-office” kërkohet shperhimisht të punoj, konform urdhëresës së MEPTINIS, të dt. 17.03.202, për Kom. Elektronike dhe Postare.
62Programimi kompjuterik, konsultimi dhe veprimtaritë e tjera rreth tij.PO 
63Veprimtaritë e shërbimit të informacionitPO 
64Veprimtaritë e shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe fondeve pensionalePOSqarim: Bankat, pagestarët, transferuesit e parave, këmbimoret, etj. Kërkohet shmangie maksimale e parasë së gatshme dhe zbatimi rigoroz i masave të higjienës, distancës sociale, e shmangies së kontaktit!
65Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëmPO 
66Aktivitet ndihmëse për shërbimet financiare dhe veprimtaritë e sigurimitPO 
68Veprimtaritë e patundshmërisëPO 
69Aktivitete juridike dhe të kontabilitetitPO 
70Veprimtaritë e udhëheqjes së ndërmarrjeve dhe veprimtaritë e konsultimitPO 
71Veprimtaritë e arkitekturës dhe inxhinierisë; analizat dhe testimi teknikPO 
72Hulumtimet shkencore dhe zhvillimiPO 
73Publiciteti dhe hulumtimi i tregutPO 
74Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknikePO 
75Veprimtaritë e veterinarisëPO 
77Veprimtaritë e qiradhënies dhe të lizingutPO 
78Veprimtaritë e punësimitPO 
79Agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe shërbimet e rezervimeve të tjera dhe veprimtaritë lidhur me toPO 
80Veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimitPO 
81Shërbimet ndaj ndërtesave dhe sheshevePO 
82Administrimi i zyrave, mbështetja administrative dhe veprimtaritë e tjera mbështetëse të biznesevePO 
84Administrata publike dhe e mbrojtjes; sigurimi i detyrueshëm socialPO 
85ArsimiJOPËRVEÇ formave nga largësia me anë të TV, internet, dmth pa prezencë të nxënësëve dhe mësimdhënësëve në dhomë të mësimit.
86Veprimtaritë e shëndetit të njeriutPO 
87Veprimtaritë e përkujdesjes në shtëpiPO 
88Veprimtaritë e kujdesit social pa akomodimPO 
90Veprimtaritë krijuese, artistike dhe argëtueseJO 
91Bibliotekat, arkivat, muzetë dhe veprimtaritë e tjera kulturoreJO 
92Veprimtaritë e lojërave të fatit dhe basteveJO 
93Veprimtaritë sportive, argëtuese dhe veprimtaritë e rekreacionitJO 
94Aktivitetet e shoqatave dhe organizatavePOQartësim: pa grumbullim të anëtarësisë.
95Riparimi i kompjuterëve dhe artikujve të tjerë personal dhe shtëpiakëPOQartësim: Komunikimi me klientin, duke mbajtur distancën shoqërore e shmangien e kontaktit.
96Veprimtaritë e tjera shërbyeseJOTE GJITHA veprimtaritë e kësaj kategorie, ME PERJASHTIM të n/kategorive: 96.01, 96.03
96.01Larja (pastrimi kimik) dhe tharja e tekstileve dhe produkteve të gëzofitPO 
96.03Shërbimet funerale dhe veprimtaritë e lidhura me toPO 
97Veprimtaritë e ekonomive familjare si punëdhënës të personelit vendorPO 
98Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të ndryshme të familjeve për përdorim vetanakPO 
99Veprimtaritë e trupave dhe organizatave ndërkombëtarePO