Isa Mustafa e Albin Kurti dolën pa marrëveshje nga takimi që supozohej se do ta bënte Kosovën me Qeveri.

Sipas Mentor Llugaliu, Mustafa bëri kërkesën e parë, të cilën Vetëvendosje nuk po mund ta pranojë. Duhet dorëzimi i VV’së para kërkesës së Mustafës, i cili në negociata ka arritur të marrë edhe postin e kryeministrit, ose tërheqja e LDK’së përballë opozitarëve të përhershëm.

Historia shpresëdhënëse për një marrëveshje mes Vetëvendosjes që i fitoi zgjedhjet dhe LDK’së përfundoi me daljen e Albin Kurtit me fytyrë të ngrysur nga takimi me kreun e LDK’së, Isa Mustafën, të cilin së fundmi Kurti pëlqen ta quajë “profesor”.

Nga aty, lideri i Vetëvendosjes, tha se takimi me profesorin përfundoi pa arritur marrëveshjen përfundimtare.

Kurti, që ishte shumë optimist që sot do të arrihej koalicioni, nuk tregoi pse nuk u morën vesh, por tha se negociatat me LDK’në do të vazhdojnë.

Por, çka e bëri të pamundur që dy liderët deri dje opozitarë, sot të formonin qeverinë e re?

Dy partitë janë marrë vesh për 12 ministri. Dy nga to u takojnë minoriteteve e 10 janë në duart e dy partive që bashkë kanë 57 deputetë.

I njohur në publik, sidomos në Facebook, Mentor Llugaliu shkruan se Isa Mustafa e nisi me kërkesë për ta marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kjo ministri ka qenë një nga bazat e fushatës së VV’së.

Postimi i plotë i Llugaliut: