Cila është sasia e duhur e gjumit?

Në atë që është vlerësuar si studimi më i madh në botë sa i përket gjumit, sasia e tepërt dhe e vogël e gjumit mund ta dëmtojnë trurin tuaj.

Studimi në fjalë ka përfshirë më shumë se 40,000 njerëz nga anë e mbanë bota për ta kompletuar një anketim online dhe një seri të testimeve të aftësive mendore, siç është arsyeja, kujtesa dhe aftësitë verbale, transmeton Telegrafi.

Ata të cilët flenë mesatarisht shtatë deri në tetë orë brenda nate kanë pasur rezultate më të mira sesa ata që kanë fjetur më pak ose më shumë.

Ndërkaq, rreth gjysma e pjesëmarrësve të studimit kanë deklaruar se kryesisht flenë më pak se 6.3 orë gjumë brenda nate.

Hulumtuesit kanë zbuluar disa gjëra interesante nga ky studim. Shumica e njerëzve të cilët flenë katër orë ose më pak performojnë sikur të ishin po thuajse nëntëvjeçar.

Sa i përket logjikës dhe aftësive verbale, këto janë dy prej aftësive mendore që ndikohen m së shumti nga gjumi, ku memoria afatshkurtër nuk është se ndikohet aq shumë nga gjumi.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Sleep’.