Cila është mosha e duhur për të pasur fëmijë?

Gjatë tre dekadave të fundit, ka pasur një rritje të vazhdueshme të moshës mesatare të prindërve. Përparimet në shkencën e fertilitetit nënkuptojnë se njerëzit mund të fusin vezoret ose spermatozoidët në akull dhe të vonojnë fillimin e prindërimit. Shumë kompani të mëdha, si Apple, Facebook dhe Google, tani ofrojnë ngrirjen e vezorëve për punonjëset si pjesë e paketës së tyre të kujdesit shëndetësor. Dëshira për të mos pasur fëmijë nuk ka qenë kurrë më e lehtë apo më e pranueshme në aspektin shoqëror. Por a është kjo një gjë e mirë?

Ekzistojnë tri gjëra për t’u marrë në konsideratë. A do të jetë fëmija juaj i shëndetshëm? A do të mbetesh shtatzënë? Sa do të kushtojë?

Prindërit kanë një detyrim moral për t’i dhënë fëmijës së tyre fillimin më të mirë në jetë. Por fëmijët e lindur nga nënat mbi moshën 35 vjeç dhe baballarët mbi moshën 45 vjeç janë në rrezik më të madh për çrregullime gjenetike dhe të neuro-zhvillimit, të tilla si skizofrenia dhe autizmi, të cilat ndoshta ndikojnë në cilësinë e jetës së fëmijës.

Gjithashtu, prindërit më të mëdhenj kanë më shumë gjasa të kenë nevojë për riprodhim të asistuar, siç është IVF, e cila shoqërohet me lindjen e hershme të foshnjave ose me peshë të ulët lindjeje. Foshnjet e lindura nëpërmjet IVF kanë gjithashtu një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe metabolike në jetën e mëvonshme.

Nëse prindërit e ardhshëm ngrijnë vezët ose spermatozoidet kur janë më të rinj, ato mund të zvogëlojnë disa rreziqe që lidhen me moshën, por jo ato për shkak të IVF. Metoda e fekondimit në IVF me vezë të ngrira është injeksion intracitoplazmatik i spermës (ICSI), ku spermatozoidi është injektuar në vezë. ICSI mund të rrisë rrezikun e defekteve të lindjes tek fëmijët. Përdorimi i ICSI është gjithashtu më i zakonshëm në meshkujt e moshuar ku lëvizshmëria e spermës është e dobët. Përsëri, nuk sigurojnë një fillim të mirë të jetës për foshnjat.

Pra ti ke vendosur të presësh

Nëse dëshironi të prisni që të keni fëmijë, nuk jeni të vetmit.

Shumica e çifteve mbeten shtatzënë pasi janë përpjekur për një vit. Edhe pse një në shtatë çifte ka probleme të ngjizjes – dhe mosha këtu luan një rol të madh. Një në gjashtë gra të moshës midis 35 dhe 39 vjeç nuk mbetet shtatzënë edhe pas një viti përpjekje. Nëse partneri i tyre është mbi 40 vjeç, kjo bie në më shumë se një në katër.

IVF shihet nga shumë njerëz si një mënyrë e sigurtë e fekondimit, por suksesi i tij gjithashtu qeveriset nga mosha. Për një grua mbi 40 vjeç, duke përdorur vezoret e saj, suksesi i IVF është më pak se 10%.

Rreziqet e shtyrjes së prindërimit janë simuluar me modelimin kompjuterik. Nëse një grua 30-vjeçare vonon përpjekjen për një fëmijë nga 30 deri në 35 vjeç, shanset e saj për të mbetur shtatzënë zvogëlohen me 9%, por IVF vetëm do të kompensojë 4% të shanseve.

Nëse doni të ngrini vezoret është një gjë fantastike, veçse gratë prodhojnë më pak vezore (‘oocytes’) teksa rriten, kështu që gratë e moshuara mund të kenë nevojë për më shumë seanca stimulimi për të ruajtur tetë deri në dhjetë vezore të nevojshme për një shans të arsyeshëm për një lindje të suksesshme – dhe kjo mund të jetë shumë e shtrenjtë.

Çfarë do të të kushtojë?

Megjithëse IVF është e shtrenjtë, ka edhe kosto të tjera indirekte për të patur një fëmijë.

‘Ndëshkimi i pagës së amësisë’ shpesh përmendet në diskutimet ekonomike për efektin e amësisë në karrierën e grave. Është humbja e të ardhurave që gratë i nënshtrohen kur kalojnë në një punë jo të paguar për një periudhë kohore. Ekzistojnë disa prova që sugjerojnë se gratë mund të fitojnë më shumë duke vonuar amësinë nga vitet e njëzeta deri në të tridhjetat e hershme.

Por ky ndëshkim pagash nuk duket të jetë specifik gjinor. Një kuotë prindërore e lejes prindërore u prezantua nga qeveria norvegjeze në vitin 1993 dhe një studim gjeti një efekt të ngjashëm negativ mbi të ardhurat e baballarëve që qëndronin në shtëpi.

Përfundimi është, nëse merr kohë për të pasur një familje, do të kesh një rënie në të ardhura.

Kur të fillosh?

Të dhënat shkencore janë të qarta. Mosha e ‘duhur’ për të pasur një fëmijë sipas orës biologjike është nën 35 për gratë dhe nën 40 për meshkujt.

Më shumë se 75% e të rinjve nënvlerësojnë ndikimin e moshës në pjellorinë mashkullore dhe femërore – vetëm 27% e mjekëve e diskutojnë këtë me pacientët e moshës 18-34 vjeç që dëshirojnë të shtyjnë lindjen e fëmijës për arsye sociale. Duhet të ketë një ndërgjegjësim më të madh rreth rreziqeve të vonimit të planifikimit familjar dhe mjekët e familjes duhet të luajnë një rol më aktiv në këtë çështje.

Pra, në fund të fundit, nëse dëshironi të keni një fëmijë, mosha e duhur mund të jetë më shpejt se sa menduat