Çiklisti përballet me këmbësorin e gabuar (Video)

Në provincën e Reggio Emilia një ngjarje në rrugë ka degraduar në sherr.

Një çiklist nuk i dha përparësi këmbësorit ndaj ai vendos ta bëjë vetë drejtësinë.

Disa nga këmbësorët filluan ti bërtisnin çiklistit duke i thënë: “I ke sytë të mbuluar nga proshuta”.

Nisur nga fakti që çiklisti nuk tregoi shenja pendese, njëri nga këmbësorët i dha një mësim. Ai ia mori biçikletën duke ja përplasur mbrapa një gardhi.

Çiklisti e ndoqi por pa mundur ta kapë dhe e mbyll duke e kërcënuar: “Do të ma paguash”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=83&v=NoJANqObHgQ