Mërgimtari

“Çika është e kidnapume prej një drogirashi” – mërgimtari kërkon ndihmë për gjetjen e vajzë

Një mërgimtar nga Zvicra, Xhavit Podvorica, po pretendon se vajza e tij është kidnapuar nga një femër tjetër me prejardhje nga Bosnja.

Ai nuk ka hezituar që denoncimin ta bëj publik në profilin e tij në Facebook.

Podvorica thotë ta ketë lajmëruar rastin në polici, mirëpo që ata nuk kanë ndërmarrë asgjë.

“Jam Xhavit Podvorica, që tri ditë mu ka kidnapu cika. E kom lajmëru rastin në polici, asnjë përgjigje s’ma kanë dhanë deri tash, veç me shqiptart e mi në internete. Veç me pika të mija. Çika është kidnap prej një drogirasheje, 20 vjeçare, boshnjake. Prej këtij momenti as s’veti ligj, as shtet, as ushtri. Temen ko me e bo, bashkë me shqiptarët e mi”, tha ai.

@ballkani.info “ Çika është kidnapuar nga një drogirash”/ Mërgimtari me lot në sy kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës #mergimtari #kosovo #vajza #policia #shqipe #viral ♬ original sound – Ballkani.info